Serbët përfundojnë protestën në veri, këto ishin mesazhet për Kurtin – ja si reagoi Vuçiqi

Aktuale

Serbët përfundojnë protestën në veri, këto ishin mesazhet për Kurtin – ja si reagoi Vuçiqi

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 10:08 Përditësuar në ora: 10:11 më 22.12.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vuçiq i “mëson serbët çka të kërkojnë” para protestës së sotme në Rudar

Presidenti i Serbisë ka dërguar një porosi popullit serb në Kosovë para protestës ku “i orienton dhe mëson çka duhet të kërkojnë” në tubimin e sotshëm në Rudar.

“Serbët nuk kërkojnë shumë, vetëm atë që ju takon njerëzve të civilizuar në Evropë. Në çka të gjithë tjerët kanë të drejtë dhe që vetëm serbëve iu ka shkurtuar. Të jenë të lirë, të kenë të drejtë qarkullimi, të shkojnë në shkolla, spitale dhe ruajnë jetën dhe perspektivën e fëmijëve të tyre. Kërkojnë të lirohen ata q pa shkak mbahen të arrestuar, kërkojnë të tërhiqen ata me tyta të gjata q pa të drejtë okupuan veriun”, ka thënë Vuçiq në një video-xhirim, që transmetohet nga “Novosti” dhe “Bota Sot”

Vuçiq ka shtuar se serbët duan që t hiqet lista për arrestime që është krijuar nga regjimi i Prishtinës vetëm se serbët kundërshtojnë terrorin e tyre politik.

“Ndërsa rreth kthimit ë institucione, pra kjo është diçka tjetër nga heqja e barrikadës, kërkojnë formimin e asociacionit, që është kushti i parë në marrëveshjen e Brukselit. Për të gjitha këto do ju mbështes, përherë do kenë mbështetjen time dhe nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë në botë”, tha Vuçiq.

EULEX: Jemi duke kryer patrullime vëzhguese në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Misioni e EULEX-it ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë së tyre të shtuar në terren.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se pjesëtarët e Njësisë së tyre Policore të Specializuara dhe pjesëtarët nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Mblidhen serbët kundër Kurtit e ambasadorit gjerman, pretendojnë se do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë

Mblidhen serbët kundër Kurtit e ambasadorit gjerman, pretendojnë se do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar edhe gati dy javë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” bëri thirrje për protestë sot  pas kinse “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.

Siç raporton mediumi lokal Radio Kim, në këtë takim pritet të marrin pjesë së paku 50 për qind e të punësuarve nga të gjitha institucionet në Kosovë të financuara nga Republika e Serbisë.

Tashmë në Graçanicë serbët kanë filluar të mblidhen për të shkuar në protestën që pritet të mbahet në ora 12:00 në Rudarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat