Tahiri-pushtetit: Me këtë Projektligj po e politizoni administratën, edhe BE-ja është kundër

Aktuale

Tahiri-pushtetit: Me këtë Projektligj po e politizoni administratën, edhe BE-ja është kundër

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë fare në votimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik, pasi ky e dëmton punën e administratës shtetërore.

Sipas tij me këtë Projektligj po dëmtohet puna e administratës dhe po politizohet skajshëm dhe për këtë kanë marrë vërejtje edhe nga zyra e BE-së në Prishtinë dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Tahiri e ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen, se po synon të hap konkurse për të punësuar njerëz që do tu shërbejnë atyre.

“Cenon në thelb punën e administratës tonë publike, e dëmton punën e administratës. Ne si deputet kemi marrë vërejtje nga zyra e Bashkimit Evropian, nga organizatat e shoqërisë civile. Pra puna e mirë e cila ka qenë storje e suksesit tani po cenohet. Sot po hapni me mijëra konkurse do të emëroni njerëz që do t’iu bëjnë argatin juve dhe do të prishni punën e administratës. Është kjo administratë që ju do ta implementoni planin e juaj qeverisës. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri nuk e ka bërë as LDK-ja as ne, i bëjmë thirrje qeverisë që ta tërheq këtë projektligj sepse e dëmton punën, do ta politizoj administratën publike. Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë fare në votim”, ka thënë Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat