Mbi 1500 ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2022

Aktuale

Mbi 1500 ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2022

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Naim Qelaj

Mbi 1500 ankesa kanë bërë qytetarët në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë këtij viti.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë shkaku i zvarritjes së procedurave gjyqësore.

"Gjendja e drejtave të njeriut përgjatë viteve ka progres, por nuk është e mjaftueshme me kërkesat dhe standardet që janë të përcaktuar me kushtetutë. Mungesa e zbatimit të ligjit, llogaridhënies, joefikasiteti i sistemit të drejtësisë. 1514 ankesa të pranuara nga qytetarët, 645 raste janë hapur për trajtim. Ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore", ka thënë avokati i Popullit, Naim Qelaj në prezantimin e statistikave vjetore.

Qelaj ka bërë të ditur se gjatë vitit kanë bërë mbi 100 rekomandime për autoritetet përgjegjëse, prej tyre 22.9 janë zbatuar.

"Zbatimi i këtyre rekomandimeve kishte me qenë masë për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Mbetet në nivel të pakënaqshëm zbatimi i këtyre rekomandimeve", ka thënë ai.

Po ashtu, Qelaj ka thënë se të papunët kanë qenë kategoria për të cilët pak është folur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat