“Rasti i foshnjës në Pejë shkon përtej, paaftësi e Qeverisë..”, Zemaj kërkon shkarkimin e atyre që janë të përfshirë

Aktuale

“Rasti i foshnjës në Pejë shkon përtej, paaftësi e Qeverisë..”, Zemaj kërkon shkarkimin e atyre që janë të përfshirë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:32
Armend Zemaj

Raportimi i ngjarjes së ndodhur në Pejë, që dyshohet se nga pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçën e çarçafëve, e cila pastaj thuhet se është nxjerrur copa-copa nga lavatriçja, nga ngjalluar reagime të shumta.

Për veç se është kërkuar shkarkimi i personave të përfshirë, po ashtu është kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kjo pasi që, Kosova ende nuk ka ministër të Shëndetësisë.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili në një konferencë për media ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në këtë rast.

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”, është shprehur Zemaj.

Dhe sipas tij, është ngjarje e cila tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e Shëndetësisë.

“Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”, ka vijuar ai.

Zemaj tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës, duke e quajtur atë të vetëemëruar ministër të Shëndetësisë.

“Përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”.

Sipas tij, 300 mjekë e kanë lëshuar vendin këto 2 vjet dhe se vetëm 5% e buxhetit për investime është shfrytëzuar në shëndetësi,

“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat