Kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Valon Ramadani ka komentuar miratimin e dy projektligje që tash u kthyen në ligje, Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.
“Me këtë veprim po e hapim sistemin publik për të gjithë ata profesionistë nga diaspora apo me përvojë në sektorin privat, që duan të kontribuojnë në administratën e Kosovës. Kjo reformë do të sjellë freski në sektorin publik.
Me këto ligje e luftojmë pabarazinë, duke zvogëluar dallimin midis pagës më të ulët dhe asaj më të lartë nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.
Si kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, i falënderoj të gjithë akterët që dhanë kontributin e tyre në shqyrtimin e këtyre projektligjeve mes dy leximeve”, u shpreh ai.