Hykmete Bajrami: Qeveria e praktikantëve, kur do të hyjë Ligji i Pagave në fuqi?

Aktuale

Hykmete Bajrami: Qeveria e praktikantëve, kur do të hyjë Ligji i Pagave në fuqi?

Nga: A.SH Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:32
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Paga.

Ajo qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri e praktikantëve, duke thënë se e votuan këtë projektligj duke mos e ditur se kur hyn në fuqi ky ligj.

Postimi në Facebook:

Qeveria e praktikantëve

Ligji i Pagave u votua, por Qeveria nuk e di kur hyn në fuqi ky ligj. Sepse vlera monetare e koeficientit të pagave duhet të caktohet me Ligj të Buxhetit. Ligji i Buxhetit për 2023 ka kalu në lëxim të dytë me 15.12.2022.

Rrjedhimisht Qeveria duhet të bëjë rishikim të Ligjit të Buxhetit për me caktu vlerën e koeficientit.

Kur do të këtë rishikim të Ligjit të Buxhetit?

Kur do të hyjë Ligji i Pagave në fuqi?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat