Arben Vitia mund ta drejtojë sërish Shëndetësinë

Aktuale

Arben Vitia mund ta drejtojë sërish Shëndetësinë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 16:10
Arben Vitia

Sot janë bërë 76 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.

Kjo pasi Rifat Latifi më 6 tetor dha dorëheqje nga ky post.

Klani përmes burimeve të sigurta mëson se në Lëvizjen Vetëvendosje është propozuar që Arben Vitia sërish ta drejtojë këtë ministri.

Ai ka qenë ministër i këtij dikasteri në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Mirëpo i njëjti dha dorëheqje për shkak të garës për kryetar të Prishtinës ku ai ishte kandidat.

Media e ka telefonuar Vitinë për ta konfirmuar nëse kthimi i tij në krye të kësaj ministrie është punë e kryer, mirëpo i njëjti ka thënë se ndodhet në një takim të rëndësishëm dhe se një gjë të tillë nuk mund ta konfirmojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat