Avokati Lubomir Pantoviq ka deklaruar se sot në orët e pasdites është dëgjuar me ish-policin e arrestuar serb, Dejan Pantiq, i cili i ka thënë se po e merr terapinë, se ka kushte të mira, por se i mungon kontakti me familjen, raporton “KosovoOnline”.
Pantoviqi, i cili ishte i punësuar nga Zyra për Kosovë, tha se me Pantiqin ka folur rreth 20 minuta dhe se kontakti është bërë përmes një gjyqtari nga Prishtina.
“Dejani tha se po merr terapi, se i ka kushtet e duhura, se dëshiron të dëgjohet me familjen, se ka trajtim të denjë. Gjyqtari ende nuk e ka aprovuar kontaktin me familjen, ajo kërkesë ende është duke u shqyrtuar, por shpresoj se mund të ndodhë së shpejti”, tha Pantoviqi.
Ai shtoi se Pantiqi “është dukshëm i mërzitur dhe nervoz” për veprimet që, sipas avokatit, “po i vishen padrejtësisht” dhe për të cilat “ai nuk është përgjegjës”.
Kujtojmë se Pantiqi u arrestua nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën “sulm terrorist”.