Lekaj, AAK: Strategjia e Qeverisë për Energjinë, e dobët

Aktuale

Lekaj, AAK: Strategjia e Qeverisë për Energjinë, e dobët

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 16:42
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031, ka thënë se kriza energjetike është krijuar nga pakujdesia dhe injoranca e vazhdueshme e Qeverisë.

“Vërtet, Kosova tani e disa vite po përcjellet me probleme në sektorin e energjisë, por kjo krizë energjetke është thelluar më shumë nga pakujdesia dhe injoranca e vazhdueshme e Qeverisë. Kështu, faktet janë të këqija sepse vendi ynë që dy vite po përballet me çmime të larta të energjisë dhe me reduktime të vazhdueshme”, ka thënë Lekaj.

“Strategjia e Energjisë, duke e ditur vlerën që është një prej dokumenteve më vitale në konceptin zhvillimor, ekonomik e politik, është e vonuar dhe shumë e zbrzaët në materie, nëse mendohet dhe tentohet që Kosova të krijojë stabilitet afatgjatë në Energji. Pra kemi defekte dhe probleme nga detajet e deri te idet thelbësore se si të rregullohen problemet dhe e ardhmja e energjisë të shtetit tonë”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat