Tahiri: Kurti me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët

Aktuale

Tahiri: Kurti me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka reaguar për rastin në spitalin e Pejës në një postim në facebook.

Ai tha se janë të tronditur deputetët e opozitës, nga një skandal i thellë papërgjegjësie që ndodhi në Spitalin e Pejës dhe se kërkuan nga kryeministri Kurti shpjegime, që ky i fundit nuk ua dha.

“Të tronditur nga një skandal i thellë papërgjegjësie që ndodhi në Spitalin Rajonal të Pejës, deputetët e opozitës i kërkuan kryeministrit Kurti që të japë shpjegime, megjithëse po të kishte karakter, ai do të duhej të jepte përgjegjësi, ndërsa ai, jo vetëm që s’dha kurrfarë shpjegimi e përgjegjësie, por me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët, duke mos thënë as edhe një fjalë të vetme për këtë rast e skandal të rëndë.

Tani bëhen tre muaj që Kosova është pa ministër të shëndetësisë. Çfarë papërgjegjësie!!!”, thuhej në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat