Klinaku: Nuk mund të dënohet UÇK-ja, jo nga populli i Kosovës

Aktuale

Klinaku: Nuk mund të dënohet UÇK-ja, jo nga populli i Kosovës

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:46
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se nesër do të jetë pjesë e protestës kundër Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mund të dënohet UÇK-ja në emrin e populli të Kosovës.

“Nuk mund të dënohet UÇK-ja. Jo nga populli i Kosovës. Jo në emrin tonë! NESËR, ORA 14:00, SHESHI "ZAHIR PAJAZITI" protestojmë kundër padrejtësive.

Protestojmë në mbrojtje të vlerave të luftës e të lirisë!”, ka shkruar Klinaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat