Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas analizës së Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës lidhur me disa zhvillime në Kosovë dhe në rajon.
Tahiri ka thënë se Akademia nuk është e shkencave.
Analiza e botuar është kritikuar shumë dhe sot Seksioni i Shkencave Sociale që funksionon brenda këtij institucion është distancuar duke thënë se teksti është shkruar nga Mehmet Kraja.
“Kur Akademia nuk eshte e shkencave!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.