Korenica: S’ka grupime, mbledhjen e komisionit e lëshuam për shkak të tonalitetit të lartë

Aktuale

Korenica: S’ka grupime, mbledhjen e komisionit e lëshuam për shkak të tonalitetit të lartë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:48
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka dhënë versionin e tij pas largimit bashkë me dy kolegët e tij, Enver Haliti e Eman Rrahmani, nga mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere teksa shqyrtohej Plani i performancës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023.

Korenica, në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se nuk ka grupime brenda deputetëve të VV-së veçse tonaliteti i lartë i bashkëpartiakut, Armend Muja, që është edhe kryetari i këtij komisioni bëri që të lëshojnë mbledhjen.

“Organi shqytrues publik ka prezantu sot një plan pune për vitin 2023, pos pytjeve rreth planit që i kemi parashtruar këtij organi ka pasur edhe pyetje jashtë këtij plani që ndodh të ketë edhe pytje në komision. Aty u bë një pytje për një kontratë për furnizim për Ministrinë e Shëndetësisë me furnzim me insulinë dhe gjithçka nisi aty”.

“Por deputeti Muja ka kërku sqarime shtesë dhe pytje më private por ka mundësi që secila palë mos me u përgjigjë kur ka pytje të papërshtatshme dhe arsyeja e lëshimit të sallës nuk qëndron si u paraqit në media si kundërshtim i pyetjeve por për shkak të papërshtatshmërisë dhe tonalitetit të lartë”.

“Më vjen keq që gjithçka lidhet me Kodin Civil, thjeshtë është demostruar një lëshim i mbledhjes për arsye të mos përshtatshmërisë të komunikimit për çka tregova. S’ka të bëjë asgjë me grupime nga asnjëri prej nesh” tha Korenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat