Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka folur për Ligjin për Paga.
Gruda ka thënë se Qeveria Kurti nuk do që të nxjerr Ligj të Pagave.
“Unë mendoj se kjo qeveri nuk do që të nxjerrë Ligj të Pagave, nuk do që t’i rrit pagat e qytetarëve të Kosovës. Diçka që është kërkesë e gjitha organizatave që përcjellin punën e Qeverisë, i përcjellin zhvillimet ekonomike, por nuk ka interes”, ka deklaruar Gruda.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk do që t’i rrisë pagat e qytetarëve.
“Ata nuk duan t’i rrisin pagat dhe duan të mbulojë këtë faj. Si të mbulojnë këtë faj, e nxjerrin një ligj jokushtetues me qëllim dhe ne do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, kur ta pezullon Gjykata Kushtetuese do të bëjnë gisht nga opozita”, tha ai.