Aktivistja e PSD-së, Tetutë Rrusta, ka treguar se protesta e sotme kundër Gjykatës Speciale është e atyre që janë kundër arbitraritetit dhe për drejtësi.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sot do të protestohet kundër paragjykimeve e ligjeve që ndajnë krimet mbi bazë të përkatësisë etnike.
“Kjo protestë sot është e të gjithë atyre që janë kundër arbitraritetit, e për drejtësi. Kundër paragjykimeve e ligjeve që ndajnë krimet mbi bazë të përkatësisë etnike. Për një shoqëri të lirë. Ta ndërrojmë bazën ligjore që akomodon gjykimet politike”, ka shkruara Rrusta.
PSD-ja ka paralajmëruar se sot nga ora 14:00 do ta organizon një protestë kundër Gjykatës Speciale.