Spahiu: Qeveria e Kosovës s’ka qëllime shtypëse ndaj serbëve

Aktuale

Spahiu: Qeveria e Kosovës s’ka qëllime shtypëse ndaj serbëve

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar nëj status në të cilin ka krahasuar jetën e minoriteteve në Kosovë e Shqipëri me atë në Serbi e Greqi.

Sipas Spahiut Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndonë qëllim shtypës ndaj minoriteteve, ndonëse ka shkruar se qeveritë e dy vendeve keqqeverisin me shumicën dhe me minoritetet.

“Problemet që ka minoriteti grek në Shqipëri dhe minoriteti serb në Kosovë janë të së njëjtës natyrë. Qeveritë në Kosovë e Shqipëri nuk kanë qëllime asgjësuese apo shtypëse ndaj këtyre minoriteteve, por duke qenë se keqqeverisin me popullin e vet (shqiptarët), rrjedhimisht keqqeverisin edhe me minoritetet.” – shkroi ai ndër të tjera.

Problemet që ka minoriteti grek në Shqipëri dhe minoriteti serb në Kosovë janë të së njëjtës natyrë. Qeveritë në Kosovë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat