Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se KFOR-i nuk merret me qëndrimet e deputetëve dhe anëtarëve të LV-së që i shprehin në rrjetet e tyre sociale.
Ai ka treguar se qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.
“As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të VV.
Qendrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it. Një parti politike serioze në tema serioze që prekin sigurinë nacionale i trajton përmes rrugëve institucionale”, ka shkruar ai.