Ambasadori i Kosovës në Gjermani reagon pasi Vuçiq sulmoi Rohden

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani reagon pasi Vuçiq sulmoi Rohden

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:21
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Ajeti ka thënë se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme.

Diplomati kosovar thotë se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë.

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka quajtur ambasadorin gjerman Rohde si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat