Media serbe shkruan për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti – ja si e paraqesin situatën në veri të vendit!

Aktuale

Media serbe shkruan për deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti – ja si e paraqesin situatën në veri të vendit!

Nga: M.H. Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:06
Kryeministri, Albin Kurti

Në veri të Kosovës është dita e pesëmbëdhjetë e barrikadave, pa asnjë shenjë të zgjidhjes së situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron takim me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të zgjidhet çështja e barrikadave.

Shpërthime të herëpashershme dhe dilema të vazhdueshme të qytetarëve nëse bëhet fjalë për mjet piroteknik, mjet shpërthyes apo të shtëna me armë zjarri. Kështu duket një ditë e zakonshme në veri të Kosovës, shkrun N1, përcjell “Bota sot”.

Nuk përjashtohet që edhe serbët në barrikada, prej të cilave janë së paku 10 në katër komuna, të festojnë festat. Mediat e Prishtinës raportojnë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, i cili thotë se barrikadat “nuk mund të tolerohen pafundësisht”, dhe se pas Krishtlindjeve do të takohet me KFOR-in.

Kryeministrja e Serbisë thotë se as që do të donte ta mendojë se policia e Kosovës i largon me forcë barrikadat.

“Sepse kjo do të nënkuptonte drejtpërdrejt se ata po sulmojnë njerëzit në barrikada, dhe siç mund ta shihni, ka edhe gra dhe fëmijë dhe të moshuar dhe edukatorë që mbajnë mësime online për shkollat ​​e mesme nga ato barrikada”, tha kryeministrja Ana Brnabiq.

Mundësia e përshkallëzimit ekziston gjithmonë, por komunitetit ndërkombëtar i mungon vullneti politik dhe parakushtet e sigurisë për të mbështetur një politikë të tillë të Prishtinës, sipas avokatit Dragutin Neneziq. Ai kujton se në vitin 2011 barrikadat kanë zgjatur shumë, por tregon se sot situata është shumë më e komplikuar.

“Tani kemi një situatë ku nuk ka sistem, kemi vakum politik, siguri, institucional, çfarë të doni. E megjithatë, sipas meje, nuk është e qartë se kush do ta mbushë atë vakum”, beson Neneziq.

Ndërsa Beogradi dhe Prishtina shkëmbejnë akuza të ndërsjella në baza ditore në vend që të flasin në tryezën e bisedimeve, një propozim i njohur si propozimi franko-gjerman është jashtë syrit të publikut. Brnabiq pyet se si të negociohen marrëveshjet e reja, nëse nuk është zbatuar as e para për parimet që rregullojnë normalizimin nga viti 2013.

“Të shohim se kush do të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe kush do të sigurojë që ajo të zbatohet realisht. Sepse ne mund të flasim për çdo gjë tjetër, nëse ai do të më garantojë marrëveshjen e radhës. Dhe ata duan të garantojnë të njëjtën gjë siç garantuan marrëveshjen e parë për normalizimin”, tha Brnabić.

Për Neneziqin, pyetja kryesore është nëse propozimi i ri do të nxisë Marrëveshjen e Brukselit apo do të ndërtojë diçka të re.

“Marrëveshja e Brukselit duhet të mbetet aty ku është aktualisht, duhet të ndërtohet diçka e re”.

Mendoj se kërkesa për Bashkimin e Komunave Serbe duhet të braktiset, sepse nuk ka absolutisht asnjë kuptim tani në këto kushte, sigurisht që qëndroj për autonomi personale për serbët në Kosovë, ka shtuar Neneziq./BOTASOT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat