​Bëhet ndërrimi i policëve në Leposaviq

Aktuale

​Bëhet ndërrimi i policëve në Leposaviq

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:26
Ilustrim

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të bllokuar tash e dy javë në pikë kalimin kufitar në Leposaviq për shkak të barrikadave në veri, janë ndërruar sot gjatë ditës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ata kanë arritur rreth orës 18:30 në stacionin e policisë në Jug të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë udhëtuar rrugëve alternative deri në Mitrovicë, ndërsa nuk dihet nëse në këtë veprim ka asistuar KFOR-i, EULEX-i apo vetë Policia e Kosovës me një plan operativ të saj të përgatitur më herët.

Mësohet se ndërrimi i policëve ka ndodhur vetëm me ata që kanë qenë në Leposaviq, por jo edhe në Jarinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat