Kryeministri Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarë e krishterë Krishtlindjet.
Kjo festë përcjellë porposinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë, thotë Kurti.
Postimi në Facebook:
Të dashur bashkëqytetarë,
uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.
Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar.
Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!