Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë

Aktuale

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 07:36
Don Lush Gjergji, Ibrahim Rugova

Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji, duke folur rreth ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se ka shkruar edhe në librin e tij të titulluar “Miqtë e mi në amshim”, i cili e përfshinë një pjesë të rëndësishme të kësaj monografie.

“Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, u shpreh Gjergji, në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin”.

Ai gjithashtu tha se veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij.

Figura dhe vepra e Dr.Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezës gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat