Në shenjë proteste me politikën jo konsekuenete dhe joparimore të Evropës, e cila toleron barrikadat e kriminelëve dhe bandave sërbo-ruso, mërgimtari Brahim Shabani me fëmijët e tijë ka bllokuar një pjesë të rrugës së Evropës,dhe pikërisht te ura e cila lidh Francën dhe Gjermaninë.
Nuk është rastësi që i njëjti ka marrë mu këtë rrugë si simbolik, sepse ajo jo vetëm që lidh këto dy shtete të fuqishëme,dhe me qëndrime diametralisht të kundërta në raport me dhunuesit e rendit,ligjit dhe lëvizjesë së lirë,porë e njëjta të shpie edhe në parlamentin Evropian,andaj jehona e këtijë veprimi humano-njerëzor e burrëror u ndëgjua edhe tek nivelet më te larta të Evropës .
Veprim i cili do duhej të kishte vend edhe në mjetet tona të informimit,porë si duket hapësirat e tyre dirigjohen nga qarqe të caktuara,të cilat mund të jen gjithëqka porë aspak vullnet mira,dhe askund në vijë të civilizimit Evropian, andaj duke qenë të tilla, ato kan hyrë në valle me politikën shovene sërbe, të cilën mërgimtari nè fjalë dhe familja e tijë e kishin dhe kan luftuar brez pas brezi,pa u trembure e pa ndalur dhe në vazhdimësi
I lartëpërmenduri edhe ashtu ka qenë i burgosur në kazamatat sërbe,derisa ishte në shërbimin ushtarak,ndaj të cilit edhe është zhvilluar proces politiko gjyqësor.
Prkundër aktakuzës absurde,të cilën e ka përkrahur e ndihmuar një dëshmitar i rrejshëm nga Peja,dhe përkundër poshtërsive të këtijë të shituri,veprimtari i pa lodhur dhe sypatrembur i qështjesë kombëtare Brahim Shabani ka dal faqebardhë,duke pasur në anën e tijë avokatin profesionist nga Malësia e madhe NN .
I edukuar nga babai dhe nëna që të dy intelektual të kohës, mërgimtari në fjalë qysh si i ri ishte brymosur me idealet e atdhedashurisë,dhe vyrtytet e tija kombëtare i ka treguar në protestat dhe demnostratat e kohës të organizuara nga studentët e kthesave të mëdha
Ai edhe pse ishte i kërcënuar nga aparatura shoveniste sërbe,vendin e lëshojë vetëm atëherë, kur ju shterrën të gjitha mundësit për të studiuar,dhe në odisejadën e refugjatit ai krejt rastësisht bie në kontakt me politikanin më të rëndësishëm të regjionit zotëriun Alfred Hass CDU anëtar i landit të Baden Württembergut,me të cilin ka zhvilluar kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë,ku dhe sot e asaj dite daton si anëtar dhe veprimtar shumë aktiv I CDU-së
Si njeri që ndjenë dhe ndan përherë,dhe kur duhet me e për Atdheun më 08.03 98 pas rëniesë heroike të familjesë Jashari në altarin e lirisë,inicon iden e protestës i vetmuar si në rastin më të freskët,në shenjë luftimi të barbarisë sërbe,mirëpo atë nuk e lejojnë vëlllezërit të dal vetmuar, në qytetin e Freiburgut,duke u bërë i njëjti si kushtrim dhe jehonë për shqiptarët e robëruar me UÇK,këtijë zëri atdhedashurie fillimisht ju kishte bashkangjitur edhe njeriu dhe atdhetari i zellshëm Fadil Mushkolaj Ibrahim Shabani organizon lëvizjenë e parë shqiptare,gjithandej dhe kudo ku jetonin shqiptarët asokohe në përkrahje të UÇK-së dhe duke bërë homazhe proteste në shenjë nderimi të familjesë Jashari,me moton "UÇK nuk është terroriste,e tillë është Sërbia fashiste dhe regjimi i saj barbar"
Ideja hasi në përkrahjenë masovike të shqiptarëve të Freiburgut,me ndonjë përjashtim,dhe kur Brahim Shabani edhe lokalin e restorantit që e udhëhiqëte e shëndërroj në lokal të qështjesë shqiptare,ku u fillua me riorganizimin në bazë të rrethanave,ishte ndonjëri nga ata që i frigësuar më heret kishte kundërshtuar pjesëmarrjenë,dhe kur ajo u përkrah e masovizua dhe ju vun themelet e konturat e organizimit dhe u legalizua dhe lëshua leja e veprimit nga policia,për protestat që do pasonin më vonë tentoj të përqaj shqiptarët,porë si gjithëherē edhe në ato momente të rëndësishëme për shqiptarët me insistimin e Brahim Shabanit i përkrahur nga vëllezërit e tijë,dhe lëvizja studentore që u krijua,mërgimtarët e Freiburgut dualën të bashkuar dhe unifikuar rrethë tijë,duke u përhapur ky zë heroik gjithandej ku jetonin shqiptarët.
Jehona e studentëve,të veprimtarëve të rinjë dhe të vjetër si Rasim Krasniqi e Isuf Thaqi LDK ,Bedri Blakqori e Ismet Badallaj LPK,si dhe studentëve Brahim Shabani prijtar dhe koordinar i protestës.......
Urojmë dhe lutem që zëri atdhetar i Brahim Shabanit i artikuluar dhe i dal asokohe si feniks,dhe engjëllor,i përkrahur përherë e në çdo hap nga prijtari i mërgatës dhe më gjerë i pathyeri Pjetër Coli të përhapet e jehoj edhe tani,dhe shqiptarët ti përafroj e riunifikoj si në kohën e motit të madh të Presidentit historik Ibrahim Rugova,kur rilindi dhe u krijua LDK,dhe në përvjetorin e 33 të asaj lëvizje madhështore,ti shmangim tej ndasit dhe orientimet politike, interesat individualo klanore të lidhemi me besa besë me njëri tjetërin,e me policin tonë,me heronjët tanë të gjall,me ta e për ta dhe vendin e bllokuar,të bashkuar me miqët tanë ti shtyjmē përpara proceset e shtetndërtimit
Zoti i bekoftë atdhetarët si Brahim Shabani,që ndjejnë dhimbjenë e Atdheut të zënë peng nga banda kriminale, dhe jan të bashkuar me policinë tonë