Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, vlerëson se ndryshimi i drejtë i sjelljes së Brukselit mund të përcaktohet shkurt në pak linja.
Kështu sipas tij, negociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijnë nga shtete që e njohin Kosovën, pasi këta janë 80% e shteteve të BE.
“Duhet të jetë e qartë një herë e mirë se Vuçiçi bashkë me udhëheqjen e Serbisë nuk kanë ndryshuar as në aspektin e të drejtës dhe as në atë të regjimit.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen njëkohësisht me kushtin e njohjes së tyre të ndërsjellë.
Nuk duhet të ketë relativizim të vendimeve të GjND në horizontin e dialogut dhe as në gjendjen faktike të shteteve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoxha.
Ai ka potencuar po ashtu. se shtetet që ndihmojnë Serbinë me investime, vetëm mirëmbajnë politikën ruse në Ballkan, pra në thellësi të Evropës.
“5 shtetet që nuk kanë njohur ende Kosovën, janë shtete që në thelb mbështesin, me dashje apo pa dashje, interesat gjeopolitikë dhe gjeoekonomikë të Rusisë, sidomos në realitetin e agresionit rus mbi Ukrainën.
Sa për KFOR-in, ky duhet të kuptojë se nuk është aty për të legjitimuar kërkesat e Beogradit, por për të ruajtur stabilitetin, i cili mund të vihet në rrezik vetëm prej Serbisë”, ka përfunduar ai.