Mediat serbe: Putini është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë

Aktuale

Mediat serbe: Putini është i gatshëm të ndalojë luftën në Ukrainë

Nga: H.O. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:59
Vladimir Putin

Media serbe ka komentuar sot deklaratën e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, tha presidenti i atij vendi, Vladimir Putin, shkruajnë mediat serbe.

Ai e tha këtë për kanalin shtetëror "Russia 1", duke akuzuar Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë për "refuzim" për të negociuar.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë për zgjidhje të pranueshme, por varet nga ata – nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, ata refuzojnë”, theksoi presidenti rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat