Zana Avdiu: Vajzat rome dhunohen, bullizohen e shtypen, jemi të ftohtë karshi kësaj

Aktuale

Zana Avdiu: Vajzat rome dhunohen, bullizohen e shtypen, jemi të ftohtë karshi kësaj

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:49
Zana Avdiu

Aktivistja dhe analistja, Zana Avdiu, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Avdiu ka thënë se romët në Kosovë dhunohen, bullizohen dhe diskriminohen si në videon në fjalë. 

“Perditeshmeria e romeve, eshte ajo vajza ne ate video. Nuk verehen, nuk iu dhimben askujt, nuk shihen e nuk trajtohen mire. Dhunohen, bullizohen e shtypen. E na jemi te ftohte akull karshi gjithckaje qe iu ndodh romeve.

Na i kemi lane ashtu, na jemi arsyeja pse ata jetojne ashtu. Na jemi fajtoret! Ajo video, eshte realiteti jone”, ka shkruar Avdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat