Musliu zbulon se si Vuçiq po përdor gënjeshtra “të lira” për serbët në veri, publikon edhe pamjet

Aktuale

Musliu zbulon se si Vuçiq po përdor gënjeshtra “të lira” për serbët në veri, publikon edhe pamjet

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 22:00
Agim Musliu

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq se po vazhdon me dezinformimin e tij ndaj qytetarëve serbë në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se dezinformata është e lindur në Rusi dhe është rritur në Serbi, ndërsa po përdoret me më madhe nga Vuëiq për qytetarët serbë.

“Dezinformimi lindi në Rusi dhe u rrit në Serbi, po përdoret shumë në Kosovë, në ditët e sotme edhe kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës, kundër atyre që janë kundër kriminelëve dhe politikës së Vuçiqit për Kosovën.

Mashtrim i lirë = prodhim i Vuçiqit”, ka shkruar ai duke iu referuar një videoje në internet ku dëgjohen kinse të shtëna armësh në Zubin Potok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat