Ushtarët e KFOR-it, afër të cilëve pati gjuajtje me armë në Zubin Potok janë nga ky shtet

Aktuale

Ushtarët e KFOR-it, afër të cilëve pati gjuajtje me armë në Zubin Potok janë nga ky shtet

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Ushtarët e KFOR’it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë.

Këtë ia ka kumtuar zyra për media e KFOR’it në Kosovë.

Më parë KFOR’i konfirmoi për ngjarjen që ka ndodhur të dielën.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Javë më parë ishte sulmuar edhe një patrullë e EULEX’it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat