Sulmi ndaj KFOR-it, eksperti i sigurisë: Çështje orësh për aksion për heqjen e barrikadave

Aktuale

Sulmi ndaj KFOR-it, eksperti i sigurisë: Çështje orësh për aksion për heqjen e barrikadave

Nga: N. Sh. Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 10:36
KFOR

Është raportuar se grupet kriminale serbe kanë sulmuar KFOR-in në veri të Kosovës.

Mirëpot, derisa këtë e mohoi Serbia, KFOR-i konfirmoi se ka pasur të shtëna afër tyre, por që nuk kishte të lënduar e as dëme materiale.

Madje është publikuar edhe një video e cila dëshmon gjuajtjet me armë.

Në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka thënë se barrikadat duhet të hiqen dhe është çështje orësh për aksion.

"Barrikadat do të largohen nëse konfirmohet ky lajm. Atëherë është çështje orësh për aksion sepse është sulmuar instrumenti ekzekutive i NATO nen mandat të UN -1244”", shkruan Shala në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat