Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se ka pasur të shtëna armësh në Zubin Potok, mirpo nuk është sulmuar Policia e Kosovës dhe se sipas burimeve të Institutit që drejton Sheholli, nuk dihet se çfarë caku kanë pasur këto të shtënë
Sheholli poashtu ka bërë thirrje që mos të përhapet panikë .
Ndërkohë këto të shtëna i ka konfirmuar edhe KFOR-i.
Statusi i plotë:
Pa panikë!
Në barikadën e 11 ( njëmbëdhjetë) e diku 800 metra largë Zubin Potokut sonte ka patur të shtëna armësh. Nuk është sulmua policia e Kosovës.
Nga burimet e Institutit tonë, bëhet fjalë për gjuajtje me armë por pa detaje a ka qenë gjuajtje në ajrë apo ndonji shkëmbim gjuatje me armë.
Tani situata është qetësuar!
Të jemi korrekt në informim me opinionin e mos të përhapim panikë!