Ish-konsulli Blerim Canaj ka shpehur Kritika ndaj pushtetarëve të Kosovës lidhur me mbikëqyrjen situatës së si po e bëjn.
Canaj ka ngritur paralele duke thënë se përderisa komandanti Suprem i ushtrisë serbe ka dhënë urdhra për rirreshtim tek kufiri me Kosovën, komandanti ynë a ka zhvilluar ndonjë takim me ndokënd.
“Komandanti Suprem i Forcave Ushtarake të Serbisë paska dhënë urdhëra të qarta për të bërë një rirreshtim të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën për çka shefi i shtabit të përgjithshëm serb, qenka rrugës për në Rashkë! E në një situatë të tillë, si çdo qytetar i brengosur, patjetër që pyetem: A kemi ne Komandant Suprem faktik? Nëse kemi a ka pasur Komandanti ynë Suprem ndonjë takim me ndokënd? A do i ikë durimi Sveçlës dhe të intervenojë vet Sveçla apo do të shfrytëzohet zotimi i presidentit Thaçi me KFOR-in, zotim të cilin shefi i tij Albin Kurti e quante tradhti?” ka shkruar Canaj.
Tutje Canaj ka shtruar pyetje edhe për çështjen e tabelave duke thënë se cfarë ndodhi a kemi hyrë në fazën e dënimeve apo mos ishte edhe kjo një gënjeshtër tjetër.