Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen dhe se krimi atje duhet të luftohet.
Manxhuka shkruan se “nëse barrikadat do të ishin legjitime, nuk do të kishte nevojë për sulme nga grupet kriminale të armatosura në veri”.
Postimi i plotë:
Po të ishin barrikadat në veri civile e legjitime nuk do të kishte nevojë për sulm ndaj askujt e as gazetarëve.
Sulme të tilla vijnë nga bllokime e barrikada të grupeve kriminale, që janë edhe të armatosura.
Barrikadat duhet të largohen dhe krimi do të luftohet.