Sulmet ndaj gazetarëve në veri, reagon ministrja Gërvalla

Aktuale

Sulmet ndaj gazetarëve në veri, reagon ministrja Gërvalla

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 23:22
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Veriun e Kosovës.

Të hënën është sulmuar ekipi televiziv i Klan Kosovës, ku gazetarja dhe shoferi kanë mbetur të lënduar.

“Dënojnë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës. Gjatë 3 javëve të fundit kanë sulmuar gazetarët vazhdimisht, këto janë grupe kriminale  që tentojnë të destabilizojnë Kosovës”.

Gërvalla ka kërkuar që të ketë reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet. Tani”, ka reaguar Gërvalla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat