Milazim Krasniqi: Gabimet e Kosovës i shfrytëzon egërsisht Serbia

Aktuale

Milazim Krasniqi: Gabimet e Kosovës i shfrytëzon egërsisht Serbia

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 00:06
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për gjendjen e tensionuar në veri.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë gabime, të cilat pastaj i shfrytëzon egerësisht propaganda serbe.

“Çdokush e di që Serbia është fajtore për barrikadat, për provokimet dhe për dhunën në veri. Por, propaganda serbe është shumë e specializuar, shpesh arrinë ta maskojë realitetin. Prandaj, zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë

Çdokush e di që Serbia është fajtore për barrikadat, për provokimet dhe për dhunën në veri. Por, propaganda serbe është shumë e specializuar, shpesh arrinë ta maskojë realitetin. Prandaj, zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe. Gabime si listat e publikuara për personat serbë të dyshuar, pastaj ankesat e disa zyrtarëve ndaj KFOR-it, thjesht nuk duhet të bëhen. Lëni serbët le të shpalosin vetë qëllimet e tyre e jo të kapen për gabimet tuaja. Qëllimet e tyre të errëta flasin më së miri kundër tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat