Haxhiu flet për Vettingun tregon sfidën për sigurimin e votave

Aktuale

Haxhiu flet për Vettingun tregon sfidën për sigurimin e votave

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 07:51 Përditësuar në ora: 10:16 më 27.12.2022
Albulena Haxhiu

Haxhiu thotë se vettingun do ta bëjnë edhe në polici: MPB-ja ka formuar grupin punues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të martën se amendamentet kushtetuese për vettingun janë të gatshme për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese që të merret një opinion.

Ajo tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë proces janë pozitive.

Këto deklarata Haxhiu i bëri gjatë raportimit në Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar apo i njohur edhe si Komisioni i Vettingut.

“Ndonëse opinion i Komisionit të Venecias nuk rekomandon 100 për qind atë që ka kërkuar Qeveria e Kosovës, pra vettingun e plotë të të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve përmes një mekanizmi të jashtëm, megjithatë konsiderojmë që rekomandimet janë mjaft pozitive dhe i japin dritë të gjelbër zhvillimit të procesit të vettingun në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ajo.

Ministrja tutje tha se vettingun do ta bëjnë edhe në polici dhe për këtë bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup punues.

Këtë ajo e tha pas kërkesës së anëtarit të Komisionit nga PDK-ja, Rashit Qalaj, që në vetting të përfshihen edhe institucionet e sigurisë.

“Për pjesën e vettingut te policia, kjo proceduralisht është më e lehtë. Siç e dini në programin qeverisës e kemi edhe vettingun në polici, por në nivele më të larta dhe te institucionet më të ndjeshme. MPB ja formuar grupin punues dhe është duke punuar në koncept dokument”.

“Por, arsyeja pse nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Ministrinë e Drejtësisë është për shkak të rrethanave në veri. Megjithatë, ata janë duke punuar në këtë proces, i cili është shumë më i lehtë proceduralisht se sa vettingu në drejtësi”.

Haxhiu flet për Vettingun: Sfidë mbetet sigurimi i votave nga Lista Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Haxhiu thotë tha se sistemi i drejtësisë është shtyllë kryesore e funksionimit demokratik të një shteti, dhe si e tillë ka qenë e nevojshme procesi i Vettingut.

Në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vettingut, Haxhiu ka thënë se janë marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ajo tha se ky proces ka qenë ndër objektivat kryesore të kësaj qeverie.

“Ne patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një Vetting të përgjithshëm zë sistemit të drejtlsisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje. Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisioneri, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se procesi i Vettingut është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Por krahas kësaj, Qalaj kërkoi Vetting edhe për sistemin e sigurisë.

Por, ministrja Haxhiu tha se një Vetting edhe për sistemin e sigurisë është në plan-program të kësaj Qeverie. Tha se me këtë po punon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Është më e lehtë dhe siç e dini ne e kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë. MPB është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pyeti nëse janë duke punuar në atë drejtim për të siguruar votat e deputetëve joshumicë për të votuar ndryshimet Kushtetuese.

Për këtë, Haxhiu tha se do të jetë goxha sfiduese por që kërkoi ndihmën edhe të partive opozitare dhe bashkësisë ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat