Ekesperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po e zbaton modelin rus të manipulimit të Kishës otodokse serbe.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, Vuçiqi mbrëmë është takuar me kreun e kësaj kishe, njëjtë sikurse kryekriminelët e luftës Karaxhiq e Mladiq.
Sipas tij, Kishta ortodokse serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore, dhe ka nxitur luftëra.
Postimi i plotë:
Modeli rus i mainpulimit të kishës po zbatohet edhe nga Aleksandar Vuçiqi.
Mbrëmë ai u takua me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, sikurse dikur kryekriminelët e luftës Karaxhiqi e Mladiqi!
Kisha Ortodokse Serbe i ka penguar në vazhdimësi arritjet e marrëveshjeve paqësore dhe ka nxitur luftërat në ish-Jugosllavi.
Edhe mbrëmë, Kisha Ortodokse Serbe u bë levë për zhvendosjen e paqes së brishtë në veri të Kosovës. Si vegël e Vuçiqit, ajo u rendit në setin e mjeteve luftarake, duke këcënuar Republikën e Kosovës, dhe së këndejmi duke u bërë inspirim për kriminelët e barrikadave në veri të trios Ëagner - Civilna Zastita - Severna Brigada!