E vërteta për ndarjen e Kosovës, “Hashimi pranoi dhe loboi fuqishëm”/ Profesori: Ja çfarë i premtuan Rama dhe Vuçiqi!

Aktuale

E vërteta për ndarjen e Kosovës, “Hashimi pranoi dhe loboi fuqishëm”/ Profesori: Ja çfarë i premtuan Rama dhe Vuçiqi!

Nga: N. Sh. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideator për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo ka qenë ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, ka thënë Hasani.

“Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas qëllim delegjitimin e Hashim Thaçit që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, mendon Hasani.

“Rama me Vu֛çiqin kanë besu që mundet me kriju një momentum, kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”, ka thënë ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, profesori Enver Bytyçi ka folur rreth të vërtetës së idesë për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, fillimisht këtë e vendosën Edi Rama dhe Aleksandë Vuçiq në Nishë, në vitin 2016.

Profesori thotë se, Hashim Thaçi fillimisht ishte përpiqur të rezistojë, por ishte kërcënuar nga Rama dhe Vuçiqi me dënim në Gjykatën Speciale.

Bytyçi shton se ata në këmbim të ndarjes së Kosovës i premtuan shuarjen e Gjykatës Speciale në Hagë.

“E vërteta është se ndarjen e Kosovës e vendosën fillimisht Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq në Nish në vitin 2016”, shkruan profesori.

“Më pas Hashimi u përpoq të rezistojë dhe tha se "Askush nuk mund të flasë në emër të Kosovës"! Por Vuçiq dhe Rama e kërcënuan me dënim në Gjykatën e Hagës dhe i premtuan se në këmbim të përkrahjes së idesë për ndarjen e Kosovës do të shuanin Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë!

Hashimi pranoi dhe loboi fuqishëm për këtë projekt serb!”, shkruan profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat