Mediet botërore BBC dhe AP kanë komentuar vendimin e fundit të Beogradit për ngritjen e gatishmërisë luftarake pas tensioneve shumë-javore në veri të Kosovës, duke e cilësuar si “vringëllima më e zëshme me armë deri tani”, shkruan “N1” transmeton “Bota Sot”.
BBC shkruan se pas vendimit të Beogradit për ngritjen e gatishmërisë ushtarake të gjitha njësive të MPB-së dhe ushtrisë së Serbisë, kjo është “vringëllima më e zëshme me armë deri tani”, pas raportimit n medie se “Prishtina përgatit sulm ndaj serbëve etnik në veri”.
Gazeta britanike shkruan se nga Prishtina nuk ka pasur komentime rreth deklaratës se po përgatitet sulm në veri të Kosovës.
Agjencia AP thotë se „Serbia që është armatosur nga donacionet ruse dhe pajisjet ruse, tash sa kohë është duke vringëlluar me armë duke kërcënuar ndaj ish-krahinës së saj, Kosovës “.
Serbia ka vënë në gatishmëri luftarake trupat e sigurisë duke i pozicionuar në kufirin me Kosovën në „gatishmëri të plotë ushtarake“, duke injoruar thirrjet nga NATO për uljen e tensioneve mes dy armiqve nga koha e luftës në Ballkan, shkruan ky medium.
Në fillim ky vendim nuk ishte e qartë çka nënkupton, pasi trupat serbe një kohë të gjatë ishin n gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën, shkruan AP.
Rritjes së tensioneve i ka kontribuar edhe ajo se kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Porfirije që dëshironte të dërgonte porosi paqe për krishtlindje me 7 janar, që ju ndalua hyrja n Kosovë, vazhdon ky medium.
Agjencia Frans pres shkruan se në situatën e krijuar “ në tensionet e shkuara në Kosovën fqinje, ku kishte të shtëna dhe eksplodime dhe ku janë vendosur barrikada dhe bllokime në rrugë “.
Duetche Whelle ka vlerësuar se “tensionet po rriten pas më shumë se dy dekadave pas luftës brutale në Kosovë“.
Ministrat e mbrojtjes dhe brendshëm të Serbisë Bratislav Gashiç dhe Milosh Vuçeviç, kanë urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të caktuar të policisë dhe ushtrisë pas urdhrit nga presidenti i Serbisë Vuçiq.