“Më së shumti ka të ngjarë që objektivi i këtij provokimi [gjuajtjes me armë në afërsi të patrollës letoneze të KFOR-it mbrëmjen e së dieles] kishte të bënte me heqjen e barrikadave, që njerëzit të lëviznin më lirshëm”, ka deklaruar Komandanti i Forcave Ushtarake Letoneze, Gjeneral-Lejtnant Leonids Klanin, duke komentuar për “Baltic Times” incidentin e fundit ku forca letoneze e KFOR-it u raportua të kenë qenë objekt i të shtënave në pjesën veriore të Kosovës.
Qëllimin e shtënësve ndaj trupave letoneze, ai tha beson se ka të bëjë me qëllimin që të reduktohen aktivitetet e trupave paqeruajtëse ndërmjet palëve konfliktuese. “Në çfarëdo rasti, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë konfliktuese, dhe incidente të këtilla mund të priten edhe në të ardhmen”, tha Klanin, por se shtoi se incidente të këtilla “nuk mund të na frikësojnë neve deri në pikën ku ne thjesht do të ndalonim së përmbushuri misionin tonë”.
“Mendoj se qëllimi i gjuajtësit ka qenë të reduktojë aktivitetet tona ndërmjet palëve konfliktuese. Qëllimi i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbus tensionet”.
“Më së shumti ka të ngjarë që njëra nga objektivat e këtij provokimi kishte të bënte me heqjen e barrikadave, që njerëzit të lëviznin më lirshëm”, tha komandanti i forcavee letoneze.
Më 25 dhjetor, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan gjatë patrullimit. Pas kthimit të tyre në bazë, u konstatua se asnjë nga dy makinat e patrullës nuk ishte dëmtuar.
Çfara tha KFOR-i për këtë incident?
“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”
Kështu deklaroi forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR-i, në një komunikatë për media pas raportimeve se mbrëmjen e së dieles është sulmuar një patrollë e KFOR-it.
KFOR shtoi se janë planifikuar takime me palët dhe se është e rëndësishme që palët e përfshira të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjes e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat çorintuese që të ndikojnë në procesin e dialogut”.
Komunikata e plotë e KFOR-it:
KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve.
Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.
Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjeb e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut.
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.
KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut.