“Zullumit po i vjen fundi”, çka po paralajmëron deputeti i Vetëvendosjes?

Aktuale

“Zullumit po i vjen fundi”, çka po paralajmëron deputeti i Vetëvendosjes?

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:08
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, duke folur për situatën e krijuar në Veri të vendit, sot ka deklaruar se “zullumit po i vjen fundi”.

Ai në Info10 tha se po vjen momenti i pashmangshëm i lirimit të rrugëve.

“Zullumit i vjen fundi që për faktin këputet prej së trashi dhe i bie që po trashet zullumi dhe po i vie  fundi. S’duhet të ketë presion për qytetarët e veriut, në këtë rast është e ditur nga vjen zullumi dhe burimi i këtyre të këqijave për qytetarët e veriut. Është e papranueshme çdo barrikadë. Me faktin që është shtuar numri i barrikadave, në kohën aq sa ka pasur mirëkuptim Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i e konsiderojmë që duhet të vjen momenti i fundit që nënkupton ose veprimi i KFOR-it ose bashkëveprimi ose në rastin e pashmangshëm është përgatitja e qeverisë dhe policisë sonë përveç gatishmërisë për të vepruar, po vjen momenti i pa shmangshëm i lirimit të rrugëve, qytetarët të krejt zonave duhet të kenë integrim”, tha Zyba.

Kujtojmë që sot është dita e 18-të prej kur serbët lokalë kanë nisur të vendosin kamionë e makineri të rënda nëpër rrugët në Veri, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish policëve serbë të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat