Profesor Sadri Ramabaja ka folur në një emision televiziv në lidhje me situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës.
Ramabaja: Aleksandër Vuçiç megjithëse një periudhë pretendonte të anohej nga perëndimi dhe kishte lidhur një lloj miqësie formale me kancelaren Merkel ai vazhdimisht komunikonte dhe me Putin por kanë qenë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që mbanin lidhjet e lidhura fortë me Moskën dhe ata sot janë zëvendës kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, e kam fjalën për opinionin ideologjik të Milloshevicit, Daçiçin i cili konsiderohet në Serbi si personi më i afërt me Putinin dhe Rusinë dhe i shoh të gjitha agjencitë e informacionet ka dhënë Aleksandër Vuçiç ish ministrin e mbrojtjes i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë në shërbimin sekret ushtarak.
Ata kanë vënë lëvizje ushtirnë, kanë dhënë urdhër të armatës serbe të Nishit të nisen drejt Kosovës, ndërkaq të gjitha bazat rreth Kosovës janë vënë në gjendje gatishmërie të plotë. Sigurisht gjithë kjo është shoqeruar me impenjime në Kosovë duke aktivizuar brigatën e veriut të Kosovës që është defacto brigat ushtarake serbe e veshur civile në komandë të drejtpërdrejtë të armatës së Nishit. E reja e kësaj periudhe është funksionalizimi i një brigat tjetër, asaj të ushtrisë pirate ruse që është në komandën e drejtpërdrejtë të Putin i cili nuk i beson 100% Vuçiçit prandaj ka angazhuar vijën e dytë rezervë për të impenjuar politikat e tij në Ballkan dhe për të ndarë frontin siç kishin paralajmëruar me kohë se ai është i interesuar për frontin e jugut.