Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po bën teatër me ushtrinë serbe në kufi të Kosovës, për t’i ikur përgjegjësisë për katastrofën humanitare në Serbi me gazin e amoniakut.
Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se për ta shpërqëndruar vëmendjen, ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale me urdhër të Vuçiqit, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar që Kosova të mos e marr me seriozitet të madh kërcënimin serb në kufi.
Reagimi i tij në Facebook:
Teatri i Vuçiqit me ushtrinë, ikje nga pëgjegjësia për katastrofën humanitare në Serbi me gazin e amoniakut
Parmbrëmë strukturat e sigurisë së Serbisë, të përqëndruara në mes të barrikadave në veri të vendit, morën urdhrin që ta sulmojnë KFOR-in letonez.
E dyta, do ta bënin një video fake, se policia e Kosovës "paska intervenuar".
E treta, u bë propagandë e madhe në mediat e Vuçiqit, dhe lufta hibride u acarua në terren qe 3 ditë në Kosovë dhe Serbi.
PSE?
Sepse, pak minuta më herët në qytetin e Pirotit, doli nga binarët një tren që po bartte gaz amoniaku, i cili edhe shpërtheu.
Për ta shpërqendruar vëmendjen, ndodhi sulmi në KFOR-in nga strukturat kriminale e terroriste, të cilat janë nën urdhrin e Vuçiqit.
Kaos ishte bërë në Pirot dhe rrethinë. Gazi u shpërnda si re deri nC 10 kilometra gjatësi.
Pasojat ende nuk dihen.
Pasojat e vërteta do të merren vesh shpejt, por për ta ruajtur pushtetin dhe për t'i ikur përgjegjësisë, u shkaktua rritja e tensionit, duke bërë teatrin në kufi me Kosovën - me ç' rast kukulla kryesore është Ushtria e Serbisë.
Kjo formë e veprimit nuk është hera e parë që Serbia e zbaton.
Ata nuk e kanë asnjë pikë përgjegjësie për pasojat, kur është në pyetje pushteti.
Prandaj, do të ishte mirë që mos ta marrim me seriozitet të madh kërcënimin në kufi.
Edhe ashtu, jemi mësuar duke ngritur gatishmërinë për luftë - 6 herë në 5 vitet e fundit.