Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me rastin aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për gjuajtje me granatë në drejtim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2016, të cilët u liruan sot.
Në përshkrimin e videos Gashi ka shkruar se derisa aktivistët e LVV-së u liruar të pafajshëm nga një trup tjetër gjykues, Astrit Deharin e vranë në burg më 5 nëntor 2016.
Poastimi i plotë:
Dhe sot u liruan të gjithë.
Sot pas 6 vite e 4 muaj të inskenimit të rastit kinse për gjuajtje me granatahedhes te Parlamentit te Kosoves te gjithe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
U lirian të pafajshëm nga një trup tjetër gjykues.
Po Astrit Deharin se kemi ma sepse për këtë rast të montuar kundër Lëvizjes VETEVENDOSJE ! e vranë në burg më 5 nëntor 2016
Aktivistët e LVV më herët ishin dënuar me disa dekada burg pa asnjë prove kredibile.