Deputeteja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se lutetet për policët e Kosovës, ata të EULEX-it dhe ushtarët e KFOR-it të cilët po përballen me situatën në veri të vendit.
Ajo ka thënë se derisa SHBA dhe BE e zmbrapsin Serbinë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të dërgohen në “Marigona Hill”, sepese sipas saj “Mjaft eksperimentuan”.
Postimi i plotë:
Lutem për policët dhe ushtarët e vendit tim, lutem për policët e EULEX-it dhe për ushtarët e KFOR-it.
Dalshi faqebardhë e u kthefshi shëndosh e mirë nëpër familjet tuaja.
USA dhe BE të zmbrapsin agresionin politik serb e ne ta çojmë Albinin e Vjosën në Marigona Hill se mjaftë eksperimentuan.
Me çdo ditë po e vërtetoni se ju nuk ishit „shpresa e madhe“ e qytetarëve po ishit dhe jeni zhgënjimi më i madh i tyre.