Njohja reciproke e patent-shoferëve me Britaninë, Qeveria i miraton dy nisma

Aktuale

Njohja reciproke e patent-shoferëve me Britaninë, Qeveria i miraton dy nisma

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:40
Qeveria e Kosovës

Qeveria e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”.

Me votim unanim për, Qeveria po ashtu miratoi nismën tjetër për marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit të Pasagjerëve.

Qeveria në mbledhjen e sotme mori disa vendime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat