Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme u raportua se Aeroporti “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë.
Kjo gjë shkaktoi panik e kaos tek qytetarët të shumtë të cilët e kishin orarin për të udhëtuar nëpër destinacione të ndryshme.
Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë gazeta “Bota sot” ka siguruar pamje nga momentet pas dhënies së lajmit se nuk ka rrezik për ndonjë shpërthim të mundshëm.
Aty shihen qytetarë të shumë teksa ia mësyjnë hyrjes kryesore të Aeroportit Adem Jashari.