Gashi: Kosova nuk është kundër serbëve të Kosovës por kundër huliganëve të mbështetur nga Serbia

Aktuale

Gashi: Kosova nuk është kundër serbëve të Kosovës por kundër huliganëve të mbështetur nga Serbia

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:49
Shkëlzën Gashi

Analisti Shkëlzën Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas raportimeve në Serbi, gjoja shteti i Kosovës është duke përgatitur sulm kundër serbëve në veri të Kosovës.

Gashi ka thënë se Kosova, nuk është duke përgatitur sulm kundër serbëve në veri të Kosovës por kundër barrikadave të vendosura nga huliganët.

"Sërbia po thotë se Kosova është "duke përgatitë sulm kundër sërbëve në veri të Kosovës".Kosova s'po përgatitë sulm kundër sërbëve në veri të Kosovës, por kundër barikadave të vendosura në veri të Kosovës nga huliganë që kontrollohen prej Sërbisë", ka thënë Gashi

Ai ka thënë se po të ishte Kosova, kundër serbëve të Kosovës do të përgatiste sulm mbi serbët në jug të Kosovës.

"Po të ishte kundër sërbëve në Kosovë, Kosova do të përgatiste "sulm mbi sërbët në jug të Kosovës", ka deklaruar ai.

Gashi rikujtoj se Kosova, nuk është kundër serbëve të Kosovës, por kundër barrikadave të vendosura nga huliganët e kontrolluar nga Serbia.

Kujtojmë se është dita e 19, që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku mbrëmë është ngritur edhe një barrikadë e re në territorin e Serbisë, ku ka pamundësuar lëvizjen e lirë në drejtim të pikës kufitare në Merdarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat