Rron Gjinovci kërkon protesta ndaj KFOR-it

Aktuale

Rron Gjinovci kërkon protesta ndaj KFOR-it

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një kërkesë të çuditshme.

Gjinovci ka pyetur qytetarët se pse nuk jemi duke protestuar para bazave të KFOR-it, në Kosovë për të kërkuar heqjen e barrikadave.

"Pse per shembull na nuk ja nisim me protestu te bazat e KFOR-it me kerkesen qe ata me i hek barrikadat e me mundesu levizjen e lire ne krejt Kosoven?", ka thënë Gjinovci.

Kujtojmë se është dita e 19, që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku mbrëmë është ngritur edhe një barrikadë e re në territorin e Serbisë, ku ka pamundësuar lëvizjen e lirë në drejtim të pikës kufitare në Merdarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat