Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri Avdullah Hoti reagoi pas zhvillimeve të fundit lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e heqjes së barrikadave, lënien në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit si dhe reagimet e KFOR-it, BE-së dhe SHBA-së rreth këtyre ngjarjeve.
Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se derisa qeveria e presidenca mbajnë konferenca e fjalime në Prishtinë, barrikadat largohen prej të huajve.
Po ashtu, ai ka thënë se të arrestuarit Pantiq shteti nuk ishte në gjendje t`i ofronte ndihmën mjekësore dhe ta sillte në objektin e paraburgimit.
Postimi i plotë:
Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së.
Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit.
Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani.