Avokati Besnik Berisha ka treguar detaje pse është liruar Dejan Pantiqi.
Ai thotë se gjyqtari që e ka liruar Mentor Bajraktari, e ka pas vetëm një alternativë.
Sipas tij, këtë ia ka kërkuar Prokurori, që në këtë rast është Afrim Shefkiu që është duke e hetuar rastin e tij.
Berisha tregon se, gjyqtari nuk ka fuqi juridie me mbajtë dikë nën masën e paraburgimit nëse Prokuroria propozon lirimin e tij.
“O popull, gjyqtari qe ka urdheru lirimin e Pantiqit e ka pase vec nje alternative, lirimin e tij sepse kete e ka kerku Prokurori qe eshte duke e hetu rastin e tij.
Mos e kryqezoni gjyqtarin sepse ai s'ka fuqi juridike me mbajte dikend nen masen e paraburgimit nese Prokurororia propozon lirimin e tij”, shkruan Berisha.
Ndryshe, prokurori special Afrim Shefkiu ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari.